Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Hoxhaj në vizitë dyditëshe në Bruksel


Ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në një vizitë dy ditore në Bruksel.

Gjatë vizitës, ai pritet të zhvilloj takime me udhëheqës të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për avancimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe perspektivat integruese evropiane të Kosovës, njofton zyra për informim e ministrisë së jashtme.

Pritet që sot, Enver Hoxhaj të takohet me Eurodeputeten Ulrike Lunaçek, dhe me personalitete të tjera, dhe do të mbajnë një fjalim në Komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, ministri Hoxhaj ka në agjendë edhe takime tjera me zyrtarë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG