Ndërlidhjet

Britani, SHBA: Ligjvënësit bëjnë presion ndaj Mërdokut


Pritet që sot Parlamenti i Britanisë do ta mbështesë mocionin, i cili kërkon nga Rupert Mërdok, që të tërhiqet nga planet e tij për blerjen e kanalit televiziv BSkyB, për shkak të zgjerimit të skandalit lidhur me përgjimet e telefonave nga një gazetë e tij.

Mocioni i opozitës nuk është juridikisht i obligueshëm.

Por, të dy partitë e koalicionit qeverisës në Britani, thonë se ato do ta mbështesin mocionin, lëvizje kjo që reflekton indinjatën publike lidhur me skandalin.

Reflektimi i këtij skandali kërcënon të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku është baza e perandorisë mediale të Rupert Mërdokut, News Corp, që përfshinë mediat shumë të njohura në Shtetet e Bashkuara, siç janë Wall Street Journal, New York Post dhe Fox Broadcasting.

Senatori amerikan, Xhon Rokfeller, ka bërë thirrje për një hetim për të përcaktuar nëse kompania News Corp e ka shkelur ndonjë ligj të Shteteve të Bashkuara.

Rokfeller ka thënë se përgjimi i telefonave i pranuar në Londër nga News Corp, “ndoshta ka mundur të zgjerohet te viktimat e 9/11 ose tek amerikanët e tjerë”. Nëse është kështu, ai theksoi se “konsekuencat do të jenë të ashpra”.
XS
SM
MD
LG