Ndërlidhjet

Guvernatori afgan i shpëton një sulmi


Nga shpërthimi i një bombë që ka ndodhu në Afganistanin jugor, janë plagosur dy persona, derisa thuhet se në shënjestër ishte një autokolonë e guvernatori afgan, i cili ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të presidentit Hamid Karzai.

Zyrtarët afganë thonë se guvernatori i provincës Helmand, Gulab Mangal, dhe shefi provincial i inteligjencës shpëtuan pa u lënduar nga sulmi në qytetin Kandahar.

Bëhet e ditur se në varrimin e vëllait të presidenti Hamid Karzai, kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Vëllai më i vogël i presidentit u vra të martën në shtëpinë e tij në Kandahar nga një roje e sigurisë familjare.

Talibanët morën përgjegjësinë për vrasjen.
XS
SM
MD
LG