Ndërlidhjet

Akuza edhe kundër gruas së Mlladiqit


Mediat raportjnë se prokurorët në Beograd kanë ngritur akuza kundër gruas së ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, pasi tek e njëjta janë gjetur armë ilegale.

Agjencia e lajmeve Tanjug citon gjyqtarën Vesna Adamoviq të ketë thënë se prokurorët kishin ngritur një akuzë kundër Bosiljka Mlladiqit.

Ajo po ashtu citon gjyqtaret të kenë thenë se në mujin prill gjatë një konjtrolli të policisë në vitin 2008 në shtëpinë e saj në Beograd, janë gjetur një pushkë automatike dhe disa pistoleta që i përkisnin burrit të saj.

Ratko Mlladiq është duke u mbajtur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku po përballet me akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnjë në vitet 1992-1995 - duke përfshirë rrethinen e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG