Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Arrestohen 15 militantë të al-Kaidës


Policia në Turqi ka arrestuar 15 të dyshuar, militantë të al-Kaidës, për të cilët supozohet se ishin duke u përgaditur për të sulmuar Ambasadën Amerikane në kryeqytetin turk.

Mediat në Turqi citojnë autoritetet shtetërore të kenë thënë se policia ka kapur të dyshuarit në Ankara dhe në qytetin perëndimor të Bursës, kur në fillimt të kësaj jave u kapën 700 kilogramë kimikate për prodhimin e bombave.

Po ashtu, gjatë një aksioni, në të njëjtin vend ishin gjetur edhe dy pushkë, municion dhe harta të qyteteve.

Mediat raportuan se të dyshuarit po planifikonin për të sulmuar ambasadën në Ankara dhe objektivat e tjera të papërcaktuar.

Arrestimet nga ana e policisë u bënë pas gjashtë muajsh hulumtime për një të dyshuar kryesor.
XS
SM
MD
LG