Ndërlidhjet

Fearn: Britania përkrah Kosovën në proceset demokratike


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur drejtorin politik në Departamentin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Daniel Fearn.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi mbështetjen e Britania e Madhe dhe tha se "Kosova ka nevojë për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në proceset integruese", thuhet në komunikatë për media nga presidenca.

Jahjaga gjatë këtij takimi ka deklaruar se suksesi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe se sipas saj, zgjidhjet mund të gjenden nëse respektohen standardet evropiane.

Kurse, drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Fearn, ka deklaruar se vendi i tij e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili dialog, duhet të vendosë një marrëdhënie stabile mes dy vendeve.

Britania e Madhe ka thënë do të vazhdojë ta ndihmojë dhe ta përkrahë Kosovën në proceset demokratike, thuhet mes tjerash në komunkatë.
XS
SM
MD
LG