Ndërlidhjet

Edi Rama kërkon reagimin e ndërkombëtarëve


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një paraqitje për mediat, për herë të parë pas vendimit të fundit të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën, ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit Sali Berisha.

"Ajo që ndodhi me zgjedhjet e Tiranës, provoi jo vetëm që Saliu i vjedh zgjedhjet, nuk i fiton, por tregoi se sa i shurdhër është veshi i pushtetit të vjedhur ndaj të gjitha fjalëve qëllimmira të komunitetit ndërkombëtar", transmetojnë mediat shqiptare deklaratën e Ramës.

Kreu i PS-së, në emër të opozitës, kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve, pasi, siç tha ai, vjedhja ka ndodhur hapur dhe gjykata ka refuzuar ta gjykojë çështjen.
XS
SM
MD
LG