Ndërlidhjet

Egjipti pushon afro 600 zyrtarë policorë


Televizioni shtetëror i Egjiptit njoftoi se afro 600 zyrtarë të lartë janë pushuar nga forca e policisë.

Vendimi është bërë publik nga ministri Brendshëm, Mansur Isavi, dhe ka për qëllim të plotësojë kërkesën kryesore të protestuesve që kanë ngritur kampet në sheshin Tahrir të Kajros.

Protestuesit duan që policia të pastrohet nga besnikët e ish-presidentit Hosni Mubarak, si dhe nga oficerët e përfshirë në vrasjen e afro 900 demonstruesve gjatë trazirave që rrëzuan regjimin e tij.

Zyrtarët e pushuar përfshijnë 505 gjeneralë majorë dhe 82 brigadierë.
XS
SM
MD
LG