Ndërlidhjet

Sulme terroriste në Mumbai


Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur nga tre sulme të njëpasnjëshme që kanë goditur tri lokacione të ndryshme të Mumbait.

Zyrtarët thonë se shpërthimet ishin një “sulm i koordinuar nga terroristët” dhe se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, tha se presidenti Obama i ka dënuar sulmet duke i quajtur “skandaloze”.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, tha se është “i shqetësuar” me humbjen e jetëve.

India është në shënjestër të kërcënimeve militante, posaçërisht që nga sulmet e nëntorit 2008 në Mumbai, që lanë 166 veta të vrarë.
XS
SM
MD
LG