Ndërlidhjet

OKB dënon sulmet në Mumbai


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër shpërthimin e trefishtë në Mumbai, i cili la të paktën 21 të vrarë dhe rreth 140 të plagosur.

Presidenti Barak Obama po ashtu ka dënuar sulmin dhe ka ofruar mbështetje për të sjellë autorët para drejtësisë.

Shpërthimet ndodhën pak minuta njëra pas tjetrës, duke bërë zyrtarët të besojnë se ishin të koordinuara.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë ende.

President i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Jusuf Raza Gilani, i kanë dënuar shpërthimet.

Nju Delhi ka akuzuar grupet në Pakistan për stërvitjen e militantëve për të kryer sulme kundër Indisë – pretendime këto që hidhen poshtë nga Islamabadi.
XS
SM
MD
LG