Ndërlidhjet

Obama-Republikanët: Bisedime për borxhin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zhvilluar, siç thuhet, bisedime të nxehta me ligjvënësit republikanë për marrëveshjen e redulktimit të deficitit.

Obama u tha ligjvënësve se duhet të arrijnë sa më shpejt te kompromisi për të shmangur “dështimin e qeverisë për të paguar”.

Takimi vjen në kohën kur agjencia Moody ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara mund të humbasin normën e lartë të kredisë në javët e ardhshme, nëse limiti prej 14.3 trilionë dollarësh në huamarrjen e Amerikës nuk rritet.

Republikanët bëjnë thirrje për 2.4 trilionë dollarë në shkurtimin e shpenzimeve, në këmbim të mbështetjes së rritjes në limitin e borxhit.

Demokratët dhe Obama duan rritjen e taksave për të pasurit si pjesë të marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG