Ndërlidhjet

Bjellorusia arreston sërish aktivistë të opozitës


Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar dhjetëra njerëz të mërkurën në mbremje, pasi kishin marrë pjesë në protestat anti-qeveritare në Minsk dhe qytete të tjera.

Protesta u zhvillua në përgjigje të thirrjes nga një grup në Internet – Revolucioni nëpërmjet rrjetit social.

Raportet thonë se policia sekrete ka mbushur sheshet kryesore disa orë para fillimit të protestave, duke kryer arrestime paraprakisht.

Presidenti Aleksander Lukashenko nisi të godasë opozitën pas shpërthimit të protestave masive kundër rizgjedhjes së tij.

Të paktën 130 persona u dënuan javën e kaluar për pjesëmarrje në protesta.
XS
SM
MD
LG