Ndërlidhjet

Sulm në Kandahar, 4 të vrarë


Një sulmues vetëvrasës ka hedhur vetën në erë në një xhami të provincës Kandahar, gjatë lutjeve përkujtimore për vëllanë e vrarë të presidentit afgan.

Raportet e para flasin për të paktën katër të vrarë, përfshirë kreun e Këshillit Islamik të Kandaharit.

Disa zyrtarë të kabinetit afgan po merrnin pjesë në shërbim, por korresponenti i Radios Evropa e Lirë atje tha se ata janë larguar pak kohë para shpërthimit.

Ky i fundit vjen një ditë pasi udhëheqësit e qeverisë ishin mbledhur në një xhami tjetër të Kandaharit për të përkujtuar Ahmad Vali Karzain, i cili ishte kryetar i këshillit të kësaj province.
XS
SM
MD
LG