Ndërlidhjet

Sulmet në Indi, autorët ende të panjohur


Ministria e Çështjeve të Brendshme të Indisë tha se hetimet e para nuk i kanë bërë të njohur autorët e sulmeve të trefishta në qytetin e Mumbait.

I njëjti burim tha se shpërthimet në tri lagje të ndara ishin “sulm i koordinuar terrorist”.

Ministria ka ulur numrin e viktimave nga 21 në 17, si dhe numrin e të plagosurve nga 141 në 131.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e atyre që i dënuan sulmet.

“Ne i dënojmë këto akte të neveritshme të dhunës, të projektuara për të provokuar frikë dhe ndarje. Ata që i kryen këto, duhet ta dinë se nuk do të kenë sukses”, ka thënë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG