Ndërlidhjet

Sheshel kërkon nga Tribunali ndërprerjen e procedurave


Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel i ka dorëzuar Tribunalit të Hagës kërkesën për përfundimin e procedurave, pasi siç ka theksuar, janë bërë “shkelje flagrante në gjykimin në një afat të arsyeshëm”.

Sheshel, që iu ka dorëzuar vullnetarisht Tribunalit të Hagës në vitin 2003, ndërsa procesi gjyqësor i ka filluar në vitin 2007, ka deklaruar se kërkesa është paraqitur në kontekstin e doktrinës për abuzim të procesit.

Sheshel akuzohet nga Tribunali i Hagës për persekutim në baza politike, racore dhe fetare, deportim, akte çnjerëzore, vrasje, tortura, trajtim mizor, shkatërrimin e qëllimshëm të fshatrave, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës publike ose private në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë.
XS
SM
MD
LG