Ndërlidhjet

RWE, Gazprom, marrëveshje për energjinë


Grupi më i madh gjerman i energjisë RWE tha se ka arritur një marrëveshje me gjigantin rus të gazit natyror të kontrolluar nga shteti, Gazprom, për të formuar një ndërmarrje të përbashkët për ndërtimin e termocentraleve në Evropë.

Përmes një deklarate, RWE tha se kreu i saj Jyrgen Grosman dhe ai i Gazpromit Aleksei Miller kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për të ndërtuar “një partneritet strategjik”.

Marrëveshja shënon fillimin e bisedimeve në mes të dy grupeve që kanë për qëllun ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit ose gazit natyror në Gjermani, Britani dhe në shtetet e Beneluksit.

Nuk janë dhënë shifra të investimeve.
XS
SM
MD
LG