Ndërlidhjet

Protestë kundër arrestimit të fotoreporterëve


Gazetarët gjeorgjianë kanë protestuar sot kundër rastit të tre fotoreportëve të akuzuar se kanë spinuar për Rusinë.

Rreth 50 gazetarë lokalë u tubuan jashtë presidencës, duke akuzuar presidentin Mikhail Sakashvili se ka urdhëruar arrestimin.

Protestuesit fishkëllenin dhe kishin të veshura bluza me slloganin “Ku s’ka fotografi, s’ka demokraci”.

Të dyshuarit, përfshirë edhe fotografin personal të Sakashvilit, akuzohen se kanë mbledhur material konfidencial mbi liderin e Gjeorgjisë, i cili i është kaluar shërbimeve ushtarake ruse të zbulimit.

Sakashvili ka mohuar përfshirjen personale në arrestimet e tyre.

Fotoreporterëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 2 muajsh dhe nëse shpallen fajtorë rrezikojnë 12 vjet burg.

Moska i ka quajtur arrestimet e fundit si simptomë të “histerisë anti ruse”.
XS
SM
MD
LG