Ndërlidhjet

Rusia nuk heq dorë nga OBT-ja


Kryeministri i Rusisë Vlladimir Putin, tha se Rusia nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj të reja ne lidhje me montimin e makinave për prodhuesit e medhenj global, për të fituar anetaresimin në Organizaten Botërore Tregtare.

"Ne po vazhdojme një dialog të vështirë me Komisionin Evropian dhe me SHBA-të në procesin e anetarësimit në OBT", ka thënë Putin para punëtorëve në fabrikën Magnitorsk Iron &Steel Works.

Putin tha se BE dhe SHBA po insistojne që Rusia të heq dorë nga kërkesat për montim të cilat kanë për qëllim zhvillimin e prodhimit lokal.

"Kemi thënë se pozicioni ynë nuk ndryshon. Kjo është vija e kuqe, që nuk mund ta kalojmë", ka thënë Putin.
XS
SM
MD
LG