Rebeka Bruks, shefe ekzekutive e “News International” – që është dega britanike e “News Corporation”, ka dhënë dorëheqje.
Ky hap vjen një ditë pasi Bruks u dakordua t’iu përgjigjej pyetjeve të Komisionit Parlamentar të Britanisë lidhur me përgjimet që ka bërë kompania për të raportuar për politikanë, familjen mbretërore, viktimat e krimit dhe sulmet terroriste në Britani dhe SHBA.
Zemërimi për skandalin detyroi edhe mbylljen e javores “News of the World”, çfarë ishte publikim i “News Interantional” dhe gazeta më e shitur në Britani.
Përmes një deklarate, Bruks tha se ka “një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë për njerëzit që kemi lënduar”.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, thuhet se ka kërkuar dorëheqjen e saj gjatë disa ditëve të fundit. Zëdhënësi i Kameronit tha sot se Bruks ka marrë vendim të duhur.
Tom Mokrixh, kryeshef ekzekutiv i “Sky Italia”-s, pritet të zëvendësojë Bruksin.
Në anën tjetër, prokurorët e Shteteve të Bashkuara po kryejnë hetimet paraprake të taktikave të raportimit në publikimet e “News Corporation” në SHBA, përfshirë “New York Post” dhe “Wall Street Journal”.
Duke folur në Australi, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha se zyra e tij u është përgjigjur thirrjeve të anëtarëve të Kongresit për të hetuar nëse janë përgjuar edhe telefonat e viktimave të 11 Shtatorit.
“Ka pasur anëtarë të Kongresit në Shtetet e Bashkuara që na kanë kërkuar që t’i hetojmë këto akuza dhe ne jemi duke shënuar progres në këtë drejtim”, tha Holder.
“News Corporation”, kompania e dytë mediatike në botë, është përballur me rënie të çmimit të aksioneve që nga goditja e skandalit.