Ndërlidhjet

Protestat përfshijnë Egjiptin


Mijëra protestues janë tubuar në disa qytete të Egjiptit, për të kërkuar nga zyrtarët ushtarakë realizimin e reformave të premtuara, si dhe përshpejtimin e gjyqit ndaj ish-presidentit Hosni Mubarak dhe zyrtarëve të regjimit të tij.

Protestuesit u janë përgjigjur thirrjeve të grupit opozitar “Koalicioni i Rinisë së Revolucionit” për t’iu bashkuar tubimit të quajtur “E premtja, ultimatumi i fundit”.

Ndonëse fillimisht ka pasur mbështetjen e kryengritësve që çuan në largimin e Mubarakut, Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura tani është vënë në shënjestër të aktivistëve politikë, të cilët e akuzojnë atë për mbrojtjën e ish-presidentit.
XS
SM
MD
LG