Ndërlidhjet

logo-print

SHBA njeh opozitën libiane si përfaqësuese legjitime


Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë njohur opozitën libiane si përfaqësuese legjitime të Libisë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri publike njohjen e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë në Stamboll.

Deklarata finale e grupit të përbërë nga më shumë se 30 vende thotë se “regjimi i Gadafit nuk ka ndonjë autoritet legjitim në Libi”.

Mësohet se Uashingtoni do të jetë në gjendje të financojë opozitën me mbi 30 miliardë asete të regjimit të Gadafit që janë të ngrira në bankat amerikane.
XS
SM
MD
LG