Ndërlidhjet

Kukan inkurajon Kuvendin për heqjen e imunitetit

  • RFE /RL

Eduard Kukan

Eduard Kukan

Kryetari i Delegacionit të Evropës Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, përmes një komunikate për media, ka shprehur shpresën se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do t’i ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar mbështetje në Kuvend, në rast se një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime vjen nga organet e zbatimit të ligjit.

“Parimi kyç i një demokracie funksionale është se askush nuk është mbi ligjin. Roli i imunitetit në një vend demokratik nuk është për të mbrojtur një ligjvënës individual, por për të mbrojtur institucionin legjislativ në emër të popullit”, citon komunikata zotin Kukan.

Ai po ashtu ka thënë se në takimin e së enjtes me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbështetur plotësisht përpjekjet e EULEX-it për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kukan pranon sfidën e Krasniqit, me të cilën është duke u përballur në ruajtjen e autonomisë së Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam i sigurt se institucionet e Kosovës do të mbështesin plotësisht përpjekjet e EULEX-it për hetimet në vazhdim, në mënyrë që çështja të trajtohet në mënyrë të përshtatshme”, ka thënë Kukan.
XS
SM
MD
LG