Ndërlidhjet

Obama paralajmëron për "Armagedon" ekonomik


Presidenti amerikan, Barak Obama, u kërkoi ligjvënësve që ta pengojnë atë që ai e quajti “Armagedoni” ekonomik, duke arritur një marrëveshje për t’i ikur kështu dështimit të pagesave qeveritare në fillim të gushtit.

Në fjalimin e tij javor në radio, ai tha se në mënyrë që vendi t’i kthehet ekonomisë së shëndoshë, duhet të ketë “sakrificë të balancuar dhe gatishmëri për të bërë zgjidhje jopopullore nga të gjitha palët”.

Qeveria amerikane ka arritur në kufirin e borxhit prej 14.29 trilionë në muajin maj dhe që atëherë Departamenti i Thesarit ka përdorur masa të veçanta që i lejojnë qeverisë t’i paguajë obligimet.
XS
SM
MD
LG