Ndërlidhjet

logo-print

Eshton dënon arrestimin e qytetarëve në Bjellorusi


Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Ketrin Eshton, ka dënuar sot arrestimin e qytetarëve nga policia e Bjellorusisë, të cilët kanë protestuar në mënyrë të qetë kundër sundimit 17-vjeçar të presidentit Aleaksander Lukashenko.

Eshton ka thënë se “është për keqardhje trajtimi brutal që autoritetet bjelloruse po u bëjnë protestuesve të qetë, të cilën në mënyrë paqësore po shprehim pakënaqësinë me situatën në vend”.

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, ka dënuar po ashtu edhe censurën e mbulimit të ngjarjes në media dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë për të hequr të gjitha akuzat ndaj të ndaluarve apo të dënuarve.
XS
SM
MD
LG