Ndërlidhjet

Gazetarët e Egjiptit pro pavarësisë së Kosovës


Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka organizuar sot një tryezë diskutimi me temën “Bashkëpunimi shoqëror mes Kosovës dhe Egjiptit”.

Tryeza është organizuar me rastin e vizitës të një delegacionit nga Egjipti me qëllim që të analizohet situata në të dy vendet dhe mundësitë për bashkëpunim në rrafshin shoqëror, medial e joqeveritar.

Në një komunkatë për media të KIPRED-it, thuhet se zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, ka thënë se pas largimit të Hosni Mubarakut nga pushteti dhe vizitës së delegacionit të Egjiptit në Kosovë “u hap një derë e vogël, por permanente ku shihet se mund të shkëmbejmë eksperienca.”

Në komunikatë thuhet në këtë takim u theksua nevoja e shkëputjes së ndikimit të shtetit në mediat, pasi që e kaluara tregon se një praktikë e tillë nuk është në shërbim të qytetarëve.

Kurse Ismail Elfakharany, kolumnist në gazetën Al Ahram, sipas komunikatës ka theksuar se “në një mënyrë apo tjetër qëndrimet e zyrtare të Egjiptit do të jenë në përputhje me qëndrimet e popullatës, e këtu përfshihet edhe pavarësia e Kosovës.”
XS
SM
MD
LG