Ndërlidhjet

Në Bruksel s'do të flitet për borxhin ndaj KEK-ut


Borko Stefanoviq
Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka hedhur poshtë mundësinë që në raundin e gjashtë të bisedimeve me Prishtinën të bisedohet për borxhin 12- vjeçar, që serbët e veriut i kanë Korporatës Elektro-energjetike të Kosovës.

Stefanoviq ka thënë se borxhi për energjinë elektrike nuk është paraparë në plan dhe se, sipas tij, kryenegociatorja Edita Tahiri po "shfrytëzon mundësinë që me deklarata të tilla të kontribuojë në pozicionimin më të mirë të ekipit të Prishtinës dhe të vetë asaj".

Nga bisedimet e zhvilluara deri më tash, Beogradi dhe Prishtina kanë arritur pajtim për lirinë e lëvizjes, për librat amzë dhe për nostrifikimin e diplomave universitare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, në raundin e gjashtë të dialogut në Bruksel do të diskutohet për telekomunikacionin, energjinë, tregtinë e lirë dhe kadastrat.
XS
SM
MD
LG