Ndërlidhjet

Fondacioni Kuadriga ndërron mendjen, nuk nderon Putinin


Një fondacion privat gjerman tha se ka anuluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve pas kritikave të ashpra ndaj përzgjedhjes së tij për ta nderuar kryeministrin rus Vlladimir Putin.

Fondacioni “Kuadriga” kishte për qëllim që ta nderonte Putinin për shkak të ndërtimit të relacioneve të afërta me Gjermaninë.

Por, sot tha se “është i shqetësuar nga kritikat masive” nga mediat dhe politikanët që vënë në pikëpyetje kredencialet demokratike të Putinit.

Po ashtu, fondacioni ka anuluar tërësisht ceremoninë e sivjetme, që tradicionalisht mbahet në muajin tetor në përvjetorin e ribashkimit të Gjermnisë.

Më herët, ish presidenti çek Vaclav Havel, tha se do ta kthente çmimin e dhuruar, po që se fondacioni do ta nderonte me të njëjtin Putinin.
XS
SM
MD
LG