Ndërlidhjet

Opozita siriane formon këshillin kundër Asadit


Takimi i opozitës siriane në Stamboll ka zgjedhur Këshillin Kombëtar të Shpëtimit, të përbërë nga 25 anëtarë islamistë, liberalë dhe të pavarur.

Nga 350 njerëz që morën pjesë në kongresin e opozitës, shumë nga ta ishin mërgimtarë të Sirisë, që kishin lënë vendin vite më parë.

Gjatë takimit, grupet opozitare janë shfaqur të ndarë rreth asaj nëse duhet formuar një qeveri në pritje apo të pritet një shtrirje më e gjerë e protestave.

Këshilli i Shpëtimit do të mblidhet sot për të caktuar një komision prej 11 vetash. Një takim tjetër do të zhvillohet në përpjekje për të forcuar lidhjet midis grupeve opozitare.

Mbledhja e fundit u zhvillua një ditë pas demonstratave më të mëdha që ka parë Siria deri më tash.

Të premten, trupat e presidentit Bashar al-Asad kanë vrarë të paktën 32 civilë, përfshirë 23 në kryeqytetin Damask.

XS
SM
MD
LG