Ndërlidhjet

Limaj merr ftesë për prokurori


Prokuroria e EULEX-it ka vendosur të marrë në pyetje ish-ministrin Fatmir Limaj, 16 muaj pas bastisjeve që janë bërë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe në pronat e tij familjare.

Avokati mbrojtës i zotit Limaj, Tomë Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se Limaj e ka pranuar ftesën personalisht, për t’u paraqitur në prokurori më 20 shtator.

Sipas avokatit Gashi, ftesa ka të bëjë me rastin e dyshimeve për korruspion në ish-MTPT.

“Po, zoti Limaj, javën e kaluar, ka marrë një ftesë nga EULEX-i për t’u paraqitur në prokurori. Ish-ministri do të paraqitet”, tha zoti Gashi.

XS
SM
MD
LG