Ndërlidhjet

Pritet nxjerrja e anijes nga lumi Vollga


Rusia po bën përpjekje të nxjerrë nga ujërat rrënojat e anijes "Bullgaria". Një javë më parë, nga fundosja e saj në Tatarstan humbën jetën më shumë se 200 persona, shumica nga ta fëmijë.

Zyrtarët thonë se anija mund të nxirret gjatë ditës. Ekipet e shpëtimit deri tash kanë gjetur kufomat e 114 njerëzve, derisa 15të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Ndërkaq, 79 persona i kanë shpëtuar tragjedisë.

Kryeministri rus Vlladimir Putin ka fajësuar “papërgjegjësinë dhe lakminë” për akisdentin e anijes në lumin Vollga.
XS
SM
MD
LG