Ndërlidhjet

Arrestohet Rebeka Bruks?!


Mediat në Londër raportojnë se policia britanike ka arrestuar Rebeka Bruksin, ish-shefe ekzekutive e “News International” – që është dega britanike e “News Corporation”.

Policia britanike ka konfirmuar se ka arrestuar një grua 43-vjeçare, nën akuzat për përgjim të telefonave dhe korrupsion, por nuk e ka konfirmuar identitetin e saj.

Policia ka arrestuar tashmë nëntë persona që kishin lidhje me javoren "News of The World", e që dyshohet se kanë përgjuar telefonat e politikanëve, gazetarëve rivalë, të familjes mbretërore dhe të viktimave të sulmeve terroriste në Britani e SHBA.
XS
SM
MD
LG