Ndërlidhjet

OKB ndihmon Somalinë


Kombet e Bashkuara ka bërë të ditur se tash më ka shpërndarë ndihmat e para për viktimat e thatësirës në zona të Somalisë që kontrollohen nga Al-Qaida.

Drejtuesit e organizatës UNICEF, deklaruan se punëtorëve të saj, ju është dhënë mundësia e qasjes së papenguar dhe shpresojnë se një veprim i tillë do t’i inkurajojë edhe organizatat e tjera për ndihmë.

UNICEF, javën e kaluar se kishte pasur nevojë për 32 milion dollar për tre muajt e ardhshëm për të ndihmuar miliona grave dhe fëmijëve të prekur nga sëmundjet.

Vlerësohet se më shumë se 2 milionë fëmijë në rajone janë të kequshqyer dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente, ndërsa rreth 500 mijë të tjerë janë në rrezik për jetën.

Sipas OKB-së, më shumë se 11 mijë njerëz janë larguar nga Somali dhe kanë kaluar në Etiopi, ndërsa rreth 8.600 janë tash më në Keni.
XS
SM
MD
LG