Ndërlidhjet

logo-print

Vriten pesë rebelë kurdë


Garda Revolucionare e Iranit ka vrarë pesë rebelë kurdë, në veriperëndim të vendit.

Agjencia e lajmeve IRNA tha se operacioni kundër selisë së grupit të armatosur Pejak ka ndodhur përgjatë kufirit me Irakun, pranë qytetit kurd Sardasht.

I njëjti burim tha se gjatë sulmit ka humbur jetën edhe një ushtar iranian.

Grupi Pejak, i cili thotë se lufton për më shumë të drejta për kurdët, së fundmi, ka qenë i përfshirë në disa përleshje me forcat iraniane.

XS
SM
MD
LG