Ndërlidhjet

logo-print

Protesta kundër PPK-së në Turqi


Mijëra njerëz kanë protestuar sot në Stamboll, Ankara dhe në disa qytete të tjera turke, kundër sulmeve të kryengritësve kurdë që, ditë më parë, vranë 13 ushtarë.

Mediat raportojnë se protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrime: "Jo terrorizmit", "Poshtë PPK", duke iu referuar Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Kjo e fundit që nga viti 1984 kërkon autonomi në juglindje të Turqisë.
XS
SM
MD
LG