Ndërlidhjet

Talibanët publikojnë video të ekzekutimit të policëve


Talibanët kanë publikuar një video që tregon militantët teksa ekzekutojnë 16 policë pakistanezë, të cilët ishin kapur gjatë një kontrolli ndërkufitar në Afganistan.

Pamjet tregojnë policët të qëlluar për vdekje, pasi ishin rreshtuar me duar të lidhura pas shpine.

Videoja po ashtu përfshin një mbishkrim, ku thuhet se policët ishin kapur më 1 qershor, kur qindra talibanë bastisën qarkun Dir të Pakistanit.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Athar Abas, ka konfirmuar përmbajtjen e videos. Ai tha se talibanët që kanë ekzekutuar zyrtarët policorë, vijnë nga Lugina Svat.
XS
SM
MD
LG