Ndërlidhjet

logo-print

Luftime të ashpra në Brega


Raportet nga Libia flasin për luftime të ashpra ndërmjet kryengritësve rebelë dhe forcave të Muamer Gadafit në zonat e banuara të qytetit Brega.

Forcat opozitare thuhet të kenë shënuar disa fitore në këtë qytet, pavarësisht artilerisë së rëndë nga trupat qeveritare.

Por, sipas stafit mjekësor, tre kryengritës kanë humbur jetën të dielën dhe 96 të tjerë janë plagosur.

Në Bruksel, përmes një deklarate të NATO-s është thënë se forcat e koalicionit “po monitorojnë situatën dinamike në gjithë vendin, përfshirë dhe qytetin Brega”
XS
SM
MD
LG