Ndërlidhjet

Kameron: Skandali ka ndikuar besimin në polici


Rebeka Bruks, ish-shefe ekzekutive e kompanisë mediatike të Rupert Mërdokut, është liruar me kaucion nga burgu.

Ajo ishte arrestuar për shkak të përgjimit të telefonave nga ana e kompanisë, për të raportuar për politikanë, familjen mbretërore, viktimat e krimit dhe sulmet terroriste në Britani e SHBA.

Skandali në fjalë i ka kushtuar me vendin e punës edhe komisionarit të policisë në Londër, Pol Stefenson.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqje të dielën, vetëm disa orë pas arrestimit të Bruksit, e cila, ditë më parë, është larguar nga posti i shefes ekzekutive të “News International” – çfarë është dega britanike e “News Coropration”.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se skandali ka prekur thellë besimin publik në polici. Ai ka folur sot një një konferencë për shtyp në Pretoria, së bashku me presidentin e Afrikës së Jugut, Xhejkob Zuma:

“Situata në Shërbimin Policor Metropolitan është vërtet mjaft ndryshe me situatën në qeveri – jo pak për shkak të çështjeve që Shërbimi Policor po kërkon. Çështjet rreth tyre kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në besimin e publikut, në hetimet e policisë në ‘News of the World’, e në fakt edhe në vetë policinë”, tha Kameron.
XS
SM
MD
LG