Ndërlidhjet

Eurozona, taksa mbi bankat


Shtatëmbëdhjetë vendet e Eurozonës do të vendosin taksa mbi bankat, për të përfshirë sektorin privat në pagesat që do të ndihmonin Greqinë për të dalë nga kriza.

Sipas së përditshmes gjermane “Die Welt”, taksat do të prekin edhe bankat që “nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në Greqi”.

Plani po ashtu parasheh që sektori privat banker “të kontribuojë në riblerjen e bonove greke”, shkruan gazeta, duke mos dhënë detaje të tjera.

Vendet e Eurozonës pritet të takohen të enjten në Bruksel, për të diskutuar planet e mëtejme që do të ndalonin Greqinë nga falimentimi.

“Die Welt” shkruan se individë me ndikim në Fondin Monetar Ndërkombëtar kanë qenë kundër pjesëmarrjes së institucionit në një shpëtim të ri për Greqinë.
XS
SM
MD
LG