Ndërlidhjet

97-vjeçari lirohet nga akuzat për krime lufte


Një burrë 97-vjeçar është liruar nga akuzat për krime lufte, që kanë të bëjnë me një bastisje të forcave hungareze në Serbi, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ish-kapiteni i xhandarmërisë, Sandor Kepiro, akuzohej se ka udhëhequr një patrullë që ka vrarë katër persona gjatë një bastisjeje në Novi Sad, në janar të vitit 1942.

Kepiro po ashtu akuzohej për përfshirje në vdekjen e rreth 30 njerëzve të tjerë, që u ekzekutuan në brigjet e Lumit Danub gjatë luftës.

Ai u kthye në Hungari në vitin 1996, pas disa dekadash të qëndrimit në Argjentinë.

Kepiro ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmet, por ka mohuar çdo përgjegjësi në vrasje.
XS
SM
MD
LG