Ndërlidhjet

Bruksel: Optimizëm për raundin e ardhshëm

  • RFE /RL

Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë


Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë optimistë se në raundin e 6 të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, se do të arrihen pajtime edhe për disa çështje tjera, pika praktike, që janë të rëndësishme për të dyja vendet, thonë diplomatët e BE-së në Bruksel.

Të njëjtit pohojnë se pa marrë parasysh debateve të ashpra që janë zhvilluar qoftë në Kosovë, qoftë në Serbi, rreth marrëveshjeve të arritura më parë, presin që të dyja palët të mbesin besnike ndaj obligimeve për t’i zbatuar ato marrëveshje që janë arritur, dhe që kjo atmosferë të mos pengojë në arritjen e marrëveshjeve të reja.

Zyrtarët e BE-së pohojnë së takimi do të zhvillohet gjatë tërë ditës së mërkurë, për të vazhduar eventualisht edhe të enjten në mëngjes.

Mirëpo, zyrtarët në BE, thonë se do të mundohet që marrëveshjet të arrihen gjatë datës 20, në mënyrë që mos të ketë nxitim për datën 21, ku në të njëjtën ndërtesë do të zhvillohet edhe samiti i liderëve të eurozonës, i thirrur me urgjencë për shkak të krizës financiare në Greqi, dhe kërcënimet për një krizë të ngjashme edhe në ndonjë vend tjetër.

Sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, në BE vazhdojnë të përsërisin atë që kanë thënë më parë, se marrëveshjet e arritura i shohin si diçka që është në interesin e të dyja vendeve, dhe ndihmon dukshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, qoftë nga Kosova apo nga Serbia.

Burimet e BE-së pohojnë se ky raund i bisedimeve do të jetë i fundit para pushimeve të verës, dhe se dialogu duhet të vazhdojë deri në muajin shtator, ku në tryezën e diskutimeve do të hidhen edhe pika të reja të rendit të ditës.
XS
SM
MD
LG