Ndërlidhjet

Rusia parandalon sulmin terrorist


Drejtori i Shërbimit të Sigurimit Federal në Rusi, Aleksander Bortnikov, tha se autoritetet kanë arrestuar katër persona nga Kaukazi Verior, të cilët dyshohet se kanë planifikuar të kryejnë “një sulm të madh terrorist” në Moskë ose pranë saj.

“Kemi arrestuar një grup prej katër personash nga Kaukazi Verior, të cilët planifikonin kryerjen e një sulmi terrorist në objekte të mbushura me njerëz dhe në infrastrukturat e transportit. Kemi zënë një mjet të improvizuar shpërthyes, që ishte gati për t’u përdorur”, tha Bortnikov.

Kryu i kryengritësve, Doku Umarov, ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në aeroportin më të ngarkuar të Moskës, Domodedovo, nga të cilat humbën jetën 37 persona, në janar të këtij viti.
XS
SM
MD
LG