Ndërlidhjet

Lituania proteston ndaj vendimit të Austrisë


Një dridhje diplomatike ka shpërthyer sot mes Lituanisë dhe Austrisë, pasi autoritetet austriake kanë liruar ish-zyrtarin e KGB-së, të implikuar në një masakër të vitit 1991 në Vilnius.

Mikhail Golovatov është arrestuar në aeroportin e Vjenës, por është liruar pas 24 orësh. I njëjti është lejuar të udhëtojë drejt Moskës.

Zëvendësministrja e Jashtme e Lituanisë, Asta Skaisgirte Liauskiene, ka thirrur ambasadorin e Vjenës në Vilnius dhe ka dërguar notë proteste.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme tha se autoritetet austriake kanë konkluduar se në urdhër-arrestin e lëshuar nga Vilniusi mungojnë detajet e njeriut për veprimet e dyshuara kriminale.

Golovatov dyshohet se ka marrë pjesë në ndërhyrjen që kanë bërë forcat sovjetike në kullën e TV Vilnius, nga e cila kanë humbur jetën 14 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Andronius Azubalis, e ka ngritur çështjen në një takim të ministrave të BE-së.

Ndërkohë, një turmë protestuesish është mbledhur jashtë ambasadës austriake në Vilnius, duke thirrur "Turp për Austrinë".
XS
SM
MD
LG