Ndërlidhjet

Sanader u ekstradua në Kroaci


Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader është ekstraduar nga Austria në Kroaci, ku përballet me akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Nga transmetimi direkt në television, Sanader është parë të jetë transportuar nën masa të rrepta të sigurisë.

Ai i është dorëzuar policisë kroate në kufirin kroato-slloven në Bregana, prej nga është dërguar drejt në një burgu të Zagrebit.

Sanader është mbajtur në paraburgim në Salzburg që nga muaji dhjetor pas lëshimit të një flketëarrtestimi nga ana e autoriteteve kroate.

Sanader, që udhëhoqi qeverinë kroate nga viti 2003 deri në vitin 2009, ka hedhur poshtë akuzat për keqpërdorime dhe ka akuzuar pasardhësen e vet, Jadranka Kosor, se po e orkestron një fushatë kundër tij.
XS
SM
MD
LG