Ndërlidhjet

Tripoli thotë se ka zhvilluar bisedime me SHBA-të


Zëdhënësi i qerverisë libiane tha se përfaqësuesit e Muamer Gadafit, kanë zhvilluar një takim ballë për ballë me zyrtarët amerikane mbi rivendosjen e lidhjeve në mes të dy vendeve.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmoi takimin, por tha se ai ishte vetem për të përquar mesazhin se Gadafi duhet të japë dorëheqje dhe se nuk janë planifikuar takime të ardhshme.

Takimi u zhvillua pas vendimit të së premtes të SHBA-së dhe të 30 shteteve tjera të mbledhura në Stamboll për ta njohur opozitën si përfaqësuese legjitime të Libisë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim u tha gazetarëve në Tripoli se bisedimet janë zhvilluar të shtunën por, refuzoi që të tregojë se ku janë zhvilluar ato dhe kush ka marrë pjesë në to.
XS
SM
MD
LG