Ndërlidhjet

Rusia do të lejojë importin nga Polonia


Kreu i agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit në Rusisë tha sot se Rusia, do të lejojë rifillimin e importeve të perimeve nga Polonia duke filluar nga data 20 korrik.

Rusia ndaloi importet e zarzavateve të freskëta nga Bashkimi Evropian më 2 qershor, pas shpërthimi bakterial, vdekjeprurës E.coli në Bashkimin Evropian.

Moska tashmë është pajtuar të heqë ndalimin me kusht që të marrë garanci të sigurisë.
XS
SM
MD
LG