Ndërlidhjet

logo-print

Mesiq nis sot vizitën në Kosovë


Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, viziton sot Kosovën, me ftesë të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli.

Mesiq do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në orët e mbrëmjes, ish presidenti kroat do të promovojë librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”, një ceremoni kjo në të cilën do të marrin pjesë edhe ish presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani e Alfred Mojsiu.

Të mërkurën, zotit Mesiq do t’i ndahet çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteto AAB – Riinvest.

XS
SM
MD
LG