Ndërlidhjet

Ish gazetari i "News of the World" gjendet i vdekur


Gazetari i dikurshëm i tabloidit tashmë të mbyllur “News of the World”, i cili ishte në mesin e grupit të parë të njerëzve që folën për skandalin e përgjimeve, Shon Hoar, është gjetur i vdekur në Votford, ka njoftuar policia britanike.

Zyrtarë të rendit kanë thënë se Hoar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Votford, 40 kilometra larg Londrës dhe se vdekja e tij është cilësuar si e pashpjeguar, por nuk është karakterizuar si e dyshimtë.

E përditshmja “The Guardian” shkruan se gazetari Hoar ka pasur probleme të rënda me alkoolizmin dhe drogën.
XS
SM
MD
LG