Ndërlidhjet

Kidnapohen tetë punëtorë humanitarë


Policia në Pakistan ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë rrëmbyen sot tetë punëtorët pakistanezë të ndihmave, pas ndalimit të automjetit të tyre në jugperëndim të vendit.

Autoritetet thonë se punëtorët e ndihmave ishin duke shpërndarë ushqim për refugjatët afganë, kur ata u kapën në provincën Surkhab.

Të gjithë punëtorët humanitarë i takonin stafit lokal të një organizate jo-qeveritare të SHBA-ve, ka njoftuar Komiteti për Refugjatë amerikane.

Ndryshe të dielën, rebelët fisnor patën rrëmbyer pesë zyrtarë të qeverisë.

XS
SM
MD
LG