Ndërlidhjet

KMDLNJ:Presioni ndaj banorëve shqiptarë


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, ka reaguar ndaj, siç thuhet, një presioni që ushtrohet ndaj banorëve shqiptarë, boshnjakë dhe serbë jashtë strukturave paralele në veriun e Mitrovicës.

Në një komunikatë për media nga ky këshill thuhet se “një presion të tillë i është nënshtruar edhe familja e Sebahate Selacit, së cilës strukturat paralele të administratës së UNMIK-ut, kërkojnë t’ia rrënojnë shtëpinë”.

Në komunikatë thuhet se “KMDLNJ shpreh shqetësimin për aktivitetin e këtyre strukturave kriminale paralele të cilat nën petkun e UNMIK janë duke tentuar ta realizojnë strategjinë e Qeverisë Serbe për Veriun e Kosovës”.

Po ashtu KMDLNJ, është shumë e shqetësuar që veprimet e tilla bëhen para syve të institucioneve të Kosovës dhe misionit të EULEX-it.

KMDLNJ-ja u bënë thirrje institucioneve si Komunës së Mitrovicës, Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it, që të ndërmarrin hapat e duhur ligjorë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës.

Drejtusit e kështillit, konsiderojnë se veprimet e tilla janë në funksion të tërheqjes së vëmendjes nga problemi i madh i krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë të Kosovës, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG