Ndërlidhjet

FOL: Qeveria e Kosovës "Miss Korrupsioni"


Qeveria e Kosovës është shpallur "Miss Korrupsioni", nga Lëvizja FOL, në një performancë të kësaj lëvizjeje.


Drejtuesit e saj, kanë bërë të ditur se “në një garë të fortë ndërmjet institucioneve të Kosovës, të cilat kanë konkurruar për ta fituar çmimin “Miss korrupsioni”, juria vlerësuese, e përbërë prej raporteve ndërkombëtare dhe nga monitorimi i vazhdueshëm që FOL, u ka bërë institucioneve publike të Kosovës, me vota unanime ka vendosur që çmimin ‘Miss Korrupsioni’ t’ia ndajë qeverisë së Kosovës”.

Në një deklaratë për media drejtuesie nga kjo lëvizje kanë thënë se “duke marrë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit, i cili është shtrirë gjithandej dikastereve qeveritare, vendimi i tillë nuk ka qenë as i papritur dhe as i befasishëm për zyrtarët e lartë qeveritar”.

XS
SM
MD
LG